Kalo te përmbajtja

Telefon 24/7: +355 69 686 4419

Llogaria imeShporta

Envilight: Kujto. Shëro. Ndriço.

Rruga jonë

Ne jemi aty ku drita merr formë dhe zbulon kuptimin.

Njerëzit pas Envilight

Një rrugë e përbashkët, dy përvoja unike

Envilight u krijua nga takimi mes komunikimit, artit, shkencave të jetës dhe urtësisë së natyrës. Evis dhe Engjëlli sjellin këndvështrime të ndryshme, të bashkuara nga dëshira për ta shoqëruar çdo njeri me vëmendje në rrugën e vet.

Misioni ynë

Të krijojmë hapësirë për vetëdije dhe rritje

Përmes Metodës Envilight, synojmë të mbështesim reflektimin personal, komunikimin e ndërgjegjshëm dhe lidhjen me natyrën. Çdo rrugëtim është individual dhe nis nga përvoja, nevojat dhe ritmi i personit.

Vizioni ynë

Një hapësirë ku njeriu mund të ndalet, të reflektojë dhe të gjejë kuptim të ri.

Synojmë të ndërtojmë ura mes jetës së përditshme, natyrës dhe botës së brendshme, duke frymëzuar vetëdije, mirëkuptim dhe rritje personale.

Rruga jonë

Një metodë e krijuar nga përvoja e jetuar

Envilight lindi nga një kërkim i përbashkët për të kuptuar më mirë marrëdhënien mes njeriut, natyrës dhe përvojës së brendshme. Në këtë rrugëtim u takuan përvoja e Evisit në komunikim dhe art, formimi i Engjëllit në shkencat e jetës dhe interesat e tyre të përbashkëta për vetëdijen dhe zhvillimin personal.

Metoda Envilight i mbledh këto këndvështrime në një qasje që vë në qendër dëgjimin, reflektimin dhe përjetimin personal. Çdo seancë zhvillohet me respekt për historinë, zgjedhjet dhe ritmin e individit.

Energjia që zgjon

Vëmendje ndaj përvojës dhe asaj që kërkon të marrë kuptim.

Vizioni që ndriçon

Këndvështrime të reja që ndihmojnë në reflektim dhe orientim.

Drita që rilind

Hapësirë për vetëdije, zgjedhje dhe hapa të rinj në jetën e përditshme.

Manifesti Envilight

Një ftesë për t’u rikthyer te vetja

Rruga drejt vetes merr forma të ndryshme: pyetje që kërkojnë përgjigje, përvoja që na ndryshojnë dhe momente që na ftojnë të ndalemi. Manifesti ynë është një kujtesë për t’i pranuar këto etapa me vëmendje, për të kërkuar kuptim dhe për të zgjedhur me vetëdije hapat e ardhshëm.

Dëgjo. Kujto. Zgjidh rrugën tënde.

Manifesti Envilight

Eksperienca jonë

Envilight, sekreti i shërimit

Rruga drejt dritës na bashkoi në përdorimin e dhuntive tona dhe në ndërthurjen e tyre në një art unik të energjisë shëruese dhe vizionit. Kombinimi ynë i veçantë të ofron sekretin e shërimit. Së bashku, gjatë rrugëtimit tonë shumëvjeçar në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Evropës, krijuam metodën tonë të plotë, e cila synon të mbështesë përmirësimin dhe arritjen e një normaliteti të mundur në aspekte të ndryshme të jetës.

Aftësitë tona janë shpalosur përmes pjekurisë shpirtërore dhe zhvillohen vazhdimisht gjatë proceseve që trajtojmë dhe përjetojmë bashkë me ty.

Energjia shëruese dhe vizionet ndezin dritën e zbehur në zemrën tënde. Mjafton të jesh rrugëtar në udhëtimin drejt vetes; së bashku mund të përjetojmë mrekullinë e dashurisë hyjnore. Një udhëtim transformues mund të mbështesë rritjen tënde personale, t’i japë kuptim jetës dhe të hapë rrugën drejt ndryshimit e njohjes së vetvetes.

“Për të arritur në përjetësi, duhet t’i përshkosh të gjitha rrugët në këtë jetë!”

— Johann Wolfgang von Goethe
Evis Zajmi Ramusholli dhe Engjëll Qato së bashku